Një mjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës. Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por Policia është duke hetuar situatën.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i Policisë:
Mjeti përfshihet nga flakët në lagjen e quajtur Radeneci. Zjarrfikësja po bën shuarjen e flakëve, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për rrethanat.
Nuk dihet nëse mjeti ka qenë në lëvizje, dyshohet se ngjarja është aksidentale, megjithatë hetimet do të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.