Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme më Fushë-Krujë. Sipas policisë, një 19-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur qytetarin, i cili po lëvizte me biçikletë.
Kjo përplasje ka qenë shumë e fortë, çka i ka shkatuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit: