Gjatë një fjalimi televiziv me zyrtarë të lartë ushtarakë, presidenti rus tha se ai vazhdon ta shohë Ukrainën si një “komb vëllazëror”.
Ai pretendoi se konflikti ishte “rezultat i politikës së vendeve të treta” dhe jo për shkak të politikës ruse.Teoria, e cila nënkupton zgjerimin perëndimor është hedhur poshtë vazhdimisht nga shtetet perëndimore.
Presidenti Putin pretendoi se Perëndimi kishte “shpëlarë trurin” e republikave post-sovjetike, duke filluar nga Ukraina.
Ai tha: “Për vite me radhë u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie të mira fqinjësore me Ukrainën, duke ofruar kredi dhe energji të lirë, por nuk funksionoi.
“Nuk ka asgjë për të na akuzuar. Ne i kemi parë gjithmonë ukrainasit si një popull vëllazëror dhe unë ende mendoj kështu. Ajo që po ndodh tani është një tragjedi, por nuk është faji ynë”.