Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar avokati Zaçe Islami, për të folur në lidhje me vizitën e kryeministrit grek në vendin tonë. Islami tha se politika shqiptare u ka dhënë grekëve gjithçka që ka kërkuar. Ai akuzoi politikanët shqiptarë se janë të shitur dhe se po komandon llumi i shoqërië shqiptare.
Islami: Duhet të përgatiteshin të merreshin premtimet e kryeministrit, që do t’ia realizonte ato që duan ata. Gjithcka që kanë kërkuar grekërit, po u jepen me dy duar, kerkuan detin ua dha Sali Berisha, turp për PD dhe nuk u ndje askush nga PD, stop se deti nuk është pronë e jotja. Këta janë që të gjithë njësoj, komunist, janë shërbëtorë të masonëve, globalizmit, neve na kanë c’kombëtarizuar, na kanë futur 9 minoritete, ndërsa në Greqi nuk ka asnjë. Në Greqi jetojmë 500 mijë turq. Kjo është politikë e masonëve ,e iluminatit. Askush si ka thënë jo grekut, te gjithë presidentët janë falur të greku. Në jemi vasal të grekut, po bëjmë gjithcka që do greku.
Ata vijnë si kapadai. Ne vetëm si urdhëron dhe vjen e na kërkon bustin në tokë shqiptare. Kjo tradhëti s’ka nisur sot, ka nisur me 7501. Ne s’kemi pse të shkojmë në Hagë për detin. Jemi të tradhëtuar, të shitur, ketu po komandon llumi i shoqërisë shqiptare. Ta quajë Himarën greke është e papranueshme. Himara është labe o zotëri. Është shqiptare. Sali Berisha e ka shitur pjesën e jugut së Shqipërisë për interesin e tij. Kryeministri është kthyer në sulltan në vend.