Gjykata e lartë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin. Ai ishte drejtuar me rekurs në Gjykatën e Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar teksa është lënë në fuqi vendimi i gjykatës së Apelit Durrës.
Më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.
Tre të rinjte u arrestuan pas incidentit ne uzinën e armëve në gramsh ku sulmuan rojet me spray neoparalizues. Ata po hetohen nga prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete ne Shqipëri, kryesisht për infrastukturat kritike.