I ftuar në emisionin “Fol me mua” në ekranin e FaxNews ka qenë Petri Bozo, një nga regjizorët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ai ka folur në lidhje me karrierën e tij të gjatë dhe të lidhur ngusht me eventet më të rëndësishme në Shqipëri duke shtuar se e gjithë energjia e tij ka ardhur nga optimizmi që e shoqëron.
Bozo: Jam shumë optimist dhe optimizmi më ka shoqëruar gjithë jetën, për punë e për çdo gjë tjetër i alternoj dhe duke i alternuar pëfiton energji pozitive dhe ëndërron për gjëra më të mira ditën e nesërme.
Unë e dashuroj Shqipërinë dhe kur unë kam filluar të organizoj evente nëpër rrugë të pashkelura, sepse tani është bërë trenddhe është e lehtë, por kur kemi bërë Miss Shqipërinë në kalanë e Kaninës ka qenë ferr dhe jemi detyruar të hapnim rrugën me fadromat e ushtrisë, në 2022 në Apolloni duhet të futeshe në gropë dhe të dilte prapë. Raporti i vendosjes së vajzës së bukur në monumentin që ka histori dhe trashëgimi të bukur, të dyja kanë ndihmuar njëra tjetrën tek produkti final. Njerëzit e thjeshtë më thonë se jam pioner i zhvillimit të turizmit e vendeve të bukura në Shqipëri por pushtetarët nuk e shohin këtë.
Vite më parë kur nuk kishte shumë ekrane dhe nuk ka pasur konkurencë ka qenë më e lehtë të merrje fonde por me daljen e ekraneve private dhe mediave sociale është bërë më e vështirë puna jonë, do më shumë mund të arrihet objektivi.