- Koha po kalon shpejt.
- Injorantët po i mbisundojnë të mençurit.
- Marrëzia u bë modë.
Institucionet, mediat dhe televizionet u japin famē ‘budallenjëve’.
I mençuri u përjashtua, u izolua, u la në baltë.
E kanë Institucionalizuar bullizmin, thashethemet, akuzat, ofendimet, mizogjininë, sadizmin, mazohizmin, padijen, llukizmin, pabarazinë.
Nëse s’dukesh bukur – nuk ekziston.
Nëse s’je budalla – nuk je interesant.
- Paraja u bë zot – Ideali më i madh.
- Të gjithë janë djallëzuar.
Nuk dihet më kush është Dexhalli.
- U zhduk besnikëria.
Shumica e burrave të gënjejnë në sy – pa asnjë turp, shumica e grave vazhdojnë të mbijetojnë duke e aktruar durimin.
7. Mrekulli sot është NJERIU NORMAL- është e rradhë ta gjesh.