Kompanitë e duhanit do të detyrohen të paguajnë fatura për pastrimin e milionave bishtave të cigareve që duhanpirësit hedhin çdo vit.
Vendimi është pjesë e një pakete më të gjerë për mbrojtjen e mjedisit e cila hyn në fuqi këtë të premte. Synohet reduktimi i mbetjeve dhe rritet riciklimi. Paketa e re ligjore përfshin një ndalim të pjatave plastike njëpërdorimshe dhe një reduktim të ambalazheve plastike të ushqimit.
Prodhuesit e cigareve do të kenë gjithashtu përgjegjësi për të edukuar qytetarët që të mos hedhin bishta cigaresh në hapësira publike, por është e paqartë se si do të zbatohet pastrimi apo sa do të kushtojë. Një studim katalanas vlerëson një kosto midis 12 dhe 21 Euro për qytetar në vit.
Në fillim të këtij viti, qeveria katalanase propozoi futjen e një skeme ku bishtat e cigareve mund të bliheshin për 0,20 Euro secila, e cila do t’i shtonte 4 Euro çmimit mesatar aktual prej 5 Euro për një paketë me 20 cigare. Skema ende nuk është miratuar.
Ky vendim i ri synon që njerëzit të ndalojnë konsumimin e duhanit. Sipas statistikave të qeverisë së vitit të kaluar, 16.4% e femrave dhe 23.3% e meshkujve konsumojnë duhanin krahasuar me një mesatare të BE-së prej 18.4%.
Megjithatë, pavarësisht nga numri i madh i duhanpirësve, veçanërisht tek të rinjtë, një sondazh në rrjetet sociale ka treguar rritjen e kufizimeve për konsumimin e duhanit në vende publike. Një studim zbuloi se 85% favorizojnë kufizime të mëtejshme, me 72% që mbështesin ndalimin e pirjes së duhanit në tarracat e bareve dhe restoranteve. Vitin e kaluar, Barcelona e shpalli të jashtëligjshme pirjen e duhanit në 10 plazhe në qytet.