Qytetari nga Kurbini Anton Meta vijon për të dytën ditë grevën e urisë, përballë ambjenteve te Bashkisë Kurbin.
Meta akuzon këtë institucion për grabitje të pronës se tij dhe po e përdor prej 4 vitesh për hedhje inertesh. Por nga ana tjetër Bashkia Kurbin bën me dije se pronën në fjalë e ka marrë me qira konform rregullave, personit që e ka me certifikate pronesie.
Nuk e ndërpres grevën, jam në derë të bashkisë dhe ska ardh asnjë njeri t’më pyesi, tallen me një invalid.
Grevën do ta pershkallëzoj është shprehur qytetari nëse nuk merr shërbim për të drejtat e tij.