Përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë kanë mbërritur në Shqipëri, ku pritet të zhvillojnë një takim me shefin e komisariatit nr. 1 Petrit Hala.
Ata pritet të kërkojnë informacion mbi hetimet e 22-vjeçares keniane, e cila u gjet me plagë të rënda në katin e hostelit ku ajo ishte akomoduar, pasi punonte në një kazino në vendin tonë. Për këtë çështje hetimet janë regjistruar për plagosje të rëndë.