Një akident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugë ‘Ali Demi’ në Vlorë ku një mjet ende i paidentifikuat ka ka aksidentuar qytetaren me iniciale V.H 60-vjeç dhe është larguar nga vendi ingjarjes.
Qytetarja ndohet në spital dhe po merr ndihmën e parë nga mjekët.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.