Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të katër deputetëve demokratë, me vendim të Enkelejd Alibeajt, vjen një reagim nga Ferdinand Xhaferaj.
Një një dalje për mediat Xhaferraj u shreh ai merret me qeverinë dhe jo me problematikat brenda partive.
Gjithashtu Xhaferri shprehu se gjithmonë ka qënë mbështetës i kryetarit të partisë Demokratike Sali Berisha
“Të gjitha këto janë situata hipotetike. Lidhur me firmëtarët unë them se do të firmos çdo kërkesë që ka si qëllim fuqizimin e opozitës. Ne jemi përballë regjimit. Unë jam marrë dhe merrem me qeverinë, për të tjerët që duan të merren brenda opozitës nuk kam koment.
Unë kam qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Berishës gjatë kohës së qeverisjes së tij kemi diçka pozitive, sikurse kam menduar që Berisha bashkon shumë mirë një pjesë demokratëve, ka vështirësi t’i bashkojë dhe gjithë dhe po ashtu një pjesë të elektoratit gri, kjo është ajo që na ndan. Theksoj, të kesh kritika brenda opozitës…Ditën që Rama afron Agron Celën opozita largon Agron Shehaj.
Çfarëdolloj iniciative që më dëshmon se e fuiqzon opoiziten do të ketë mbështetjen time, ndërsa ajo çfarë e dobëson nuk do ta ketë mbështetjen time.