Vihet në pranga nga policia e Pogradecit qyetari me iniciale J.P 29-vjeç për veprën penale mbajtje pa leje prodhim i armëve
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin në kërkim J. P., 29 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 28.04.2022, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.