01:47 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kancelari austriak: Të gatshëm të dërgojmë trupa shtesë në Kosovë

17:59 | 12/01/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kancelari austriak: Të gatshëm të dërgojmë trupa shtesë në Kosovë

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i tij është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer tha se shteti i tij ka numrin më të madh të trupave në KFOR nga shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, duke shtuar se përkrahin idenë e Kosovës për trupa shtesë.

“Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritje të trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm që të ofrojmë trupa mbështetëse nëse KFOR-i na e kërkon këtë gjë, sepse është me rëndësi të dihet që edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me praninë e KFOR-it. Pra, jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja, nga KFOR-i”, tha ai.

Aktualisht, në Kosovë janë 232 trupa austriake kuadër të KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka deklaruar se një shtim i trupave të KFOR-it dhe pajisjeve ushtarake, do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës për media në Austri, Kurti tha se këtë kërkesë e ka bërë për shkak të brengës se në bazat ushtarake të Serbisë, që gjenden pranë kufirit me Kosovën, ka prani edhe të elementeve paramilitare ruse.

“Ne kemi shprehur interesimin që të kemi më shumë ushtarë të KFOR-it në Kosovë për shkak të 48 bazave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën. Njëzet e tetë janë ushtarake dhe të tjerat quhen civile. Por, sidomos për shkak se prania e elementeve ushtarake paramilitare, si mercenarët e Vagnerit e kështu me radhë, prania e tyre në këto baza është shumë më sfiduese dhe brengosëse”, tha Kurti, duke iu referuar grupit rus të mercenarëve, Vagner.

Kërkesa e Kurtit për trupa shtesë të KFOR-it erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, që kulmuan me ngritjen e barrikadave nga disa serbë lokalë në dhjetorin e vitit të kaluar.

Më 5 janar, Radio Evropa e Lirë raportoi se NATO ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga Kosova për rritjen e pranisë ushtarake.

Një zyrtar i NATO-s i tha REL-it se misioni i aleancës në Kosovë është i përgatitur për të ndërhyrë nëse “stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”.

Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë. Aktualisht, në misionin e KFOR-it janë afër 4.000 trupa nga 27 shtete të botës. REL

Pas

Bruce Willis nxjerr ish-bashkëshorten nga testamenti i pasurisë, ajo duket e pa shqetësuar nga vendimi

Para

Zbulohet në Greqi nënvarianti i Omicron “Kraken”, verifikohen gjashtë raste

Para
Zbulohet në Greqi nënvarianti i Omicron “Kraken”, verifikohen gjashtë raste

Zbulohet në Greqi nënvarianti i Omicron "Kraken", verifikohen gjashtë raste

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.