Në këtë të martë Shqipëria përkujtoi 555-vjetorin e vdekjes së figurës legjendare të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” nga Rezar Xhaxhiu në studion e Fax News ka qënë e ftuar historiania e njohur Elena Kocaqi.
Kocaqi shprehet se sado vite të kalojnë historianët gjithmonë do jenë kuriozë për historinë e Skënderbeut dhe gjithmonë do të gjejnë detaje të pazbuluara nga jeta e tij.
Për Skëndërbeun sot janë shkruar qindra libra nga qindra autorë të ndryshëm. Ne dimë shumë pak për rininë dhe djalërinë e tij ,figura e tij është parë vetëm nga pikpamja politike në momentin kur kthehet në Shqipëri dhe ngre flamurin në Krujë. Sa i përket aspektit të përmasave diplomatike, ushtarak apo politike gjithmonë do ketë nxitje për historinët.
Sipas Kocaqit historia bën dy vlerësime, së pari se ku ka jetuar dhe ku është, ne e bëjmë vlerësimin nga epoka e sotme shprehet historiania, por Skënderbeu duhet vlerësuar nga epoka kur ai ka jetuar. Ishte i pari i cili bëri bashkimin kombëtar Shqiptar, në Kuvendin e Lezhës, ai bëri martesa politike. Skënderbeu vet ishte geg dhe mori një nuse toske dhe këtë e bëri e bëri për bashkim kombëtar sigurisht. Ne sot nuk kemi ndërgjegjen kombetare që ka pas Skënderbeu para 555 vitesh, tha ajo.