Gjykata Federale e Apelit ka tronditur skuadrën e Juventus. Ajo ka marrë një vendim për t’i hequr 15 pikë pasi sipas tyre ekipi italian ka manipuluar bilancet për sezonin 2019-2020.
Gjykata përjashtoi klubet e tjera që ishin të përfshira në këtë çështje, duke dënuar vetëm ekipin e Juventus.
Ndërkohë, dënime u shqiptuan dhe për ish-drejtuesit e lartë të Juventusit përfshirë dhe presidentin. Dy vjet e gjysmë larg fushave për Paraticin, 2 vjet për Agnelli dhe Arrivabene, 1 vit e 4 muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved.
Gjykata vendosi të shkojë përtej kërkesës sa prokurorit, icili kishte kërkuar -9 pikë më renditje për sezonin aktual. Më këtë vendim, Juventus do ta ketë të vështirë, por të mos thënë të pamundur t’i arrijë objektivat sportive për këtë sezon.