Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje kjo e ndodhur më 1 nëntor 2019.
Në këtë ngjarje, e cila si shënjestër kishte prokurorin Arjan Ndoja, mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, si dhe u plagos vetë prokurori dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Gjithashtu kujtojmë se Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece dhe shtetasi me inicialet D.Sh, janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentat mafioz.
Nga hetimet ka rezultuar se Plarent Dervishaj, i cili ishte në konflikt me Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muhareremin i njohur si Rrumi, pasi e akuzonte si organizator të atentatit në fshatin Koxhas, ku udhëtonte në automjet bashkë me miqtë e tij Bashkim Gaxhia dhe Jualin Mece.
Ata mundën të mbijetonin, por Dervishaj pas kësaj nisi të thurte planin për eliminimin e kundërshtarit të tij dhe të prokurorit Arjan Ndoj.