Hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë kanë gjetur edhe gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware.
Disa nga dokumentet e klasifikuara datojnë nga mandati i Biden në Senatin e SHBA nga viti 1973 deri në 2009. Avokati i presidentit amerikan Bob Bauer ka bërë të ditur se dokumentetet ishin të shkruara personalisht me dorë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu ofroi qasje hetuesëve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për të kryer kontrolle në të gjithë ambientet në rast se gjenin dokumente të tjera të klasifikuara. As Biden dhe as gruaja e tij nuk ishin të pranishëm gjatë kontrollit.
Të dhëna të tjera të klasifikuara të qeverisë u zbuluan këtë muaj në rezidencën e Biden-it në Wilmington, dhe në Nëntor në një zyrë private në institutin kërkimor në Uashington, DC, që datojnë nga mandati i tij si zëvendëspresident në administratën Obama në 2017. Pas gjetjes së dokumenteve, presidenti tha se ekipi i tij ia dorëzoi menjëherë Arkivit Kombëtar dhe Departamentit të Drejtësisë. Sipas Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, të dhënat e Shtëpisë së Bardhë supozohet të shkojnë në Arkivin Kombëtar sapo të përfundojë një administratë, ku ato mund të ruhen në mënyrë të sigurt.
Hendeku prej dy muajsh midis zbulimit të parë dokumenteve në shtëpinë dhe zyrën e Biden disa ditë para zgjedhjeve afatmesme të vitit të kaluar dhe lajmeve të bëra publike në Janar ngre pikëpyetje për vazhdimin e administratës në një kohë që presidenti mund të shpallë një tjetër kandidaturë në 2024.
Zbulimi vjen në një kohë që ish-presidenti i SHBA Donald Trump po përballet gjithashtu me një hetim në lidhje me mbajtjen e qindra dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij në Florida Mar-a-Lago dhe mosbindjen e tij për t’ia dorëzuar Arkivit. Trump pretendon se presidenti Biden po trajtohet në mënyrë më të favorshme nga FBI