12:21 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Presidenti Biden njofton se do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë

07:34 | 24/01/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Biden njofton se do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më
më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit.

Zoti Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.
Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjihashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. VOA

Pas

Horoskopi 24 janar 2023, parashikimi i yjeve për 12 shenjat e Zodiakut

Para

Largohen reshjet e shiut, ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Para
Kthjellim dhe vranësira, sa priten të jenë temperaturat sot në Shqipëri

Largohen reshjet e shiut, ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës,prezantohen nënkryetarët e rinj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.