Kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur ishin bashkë pjesë e Monacos, por Kylian Mbappé duket se nuk i harron ato momente dhe dëshiron ta ketë Bernardo Silvën në krah te Paris Saint-Germain.
Informacioni bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Sun”, e cila shpjegon se sulmuesi francez, tashmë me ndikim shumë të madh në vendimet e merkatos se gjigantëve francezë, pasi ra dakord për rinovimin e kontratës verën e kaluar, i kërkoi Bordit që të tentojë afrimin e portugezit nga Manchester City.
Nëse konfirmohet, Bernardo mund të rrisë koloninë portugeze te PSG, duke iu bashkuar Danilos, Nuno Mendesit, Vitinhas dhe Renato Sanchesit.
“The Sun” kujton se Bernardo Silva është kërkuar vitet e fundit me ngulm nga Barcelona. Me përfundimin e kontratës së tij në vitin 2025, ka ardhur koha që të negociojë për të ardhmen. Ai po luan sezonin e tij të gjashtë në klub (280 ndeshje/50 gola).