U gjet i pajetë 69 vjeçari Taqi Bërxulla banor i fshatit Dhivër, bashkia Finiq. Trupi i tij u gjet në një greminë, afër manastirit të Shën Spiridhonit. 69 vjecari u shpall i humbur mbrëmjen e së dielës nga familjarët.
Taqi Bërxulla, 69 vjeç nga fshati Dhivër, bashkia Finiq rezultonte i humbur. Denoncimi është bërë mbrëmjen e sw dielws nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë. 69-vjeçari kishte dalë për për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa bariun. Të shqetësuar familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë njeriun e tyre, por përgjigja e tyre ishte askush prej tyre nuk e kishte parë.