Një një lidhje “Skype” gazetari Sokol Brahaj ka thënë se situata në Turqi vijon të jetë e rëndë. Janë mbi 3 mijë viktima në Turqi dhe mbi 11 mijë ndërtesa të prishuara, nga të cilat 5 mijë të rrafshuara. Sipas tij numri i viktimave pritet të rriten në mënyrë të tmerrshme.
“Tërmetin e parë nuk e kemi dëgjuar fare, por pastaj kemi marrë informata, kemi arritur të kemi kontakte, të shohim katastrofën dhe të shohim sa e madhe është.
Gjendja aktuale vazhdon të jetë emergjente, një kaos i madh. Janë prishur mbi 11 mijë ndërtesa në Turqi, mbi 3 mijë viktima.
Këto shifrat e të vdekurve ndryshojnë cdo orë, sepse janë mbi 5 mijë ndertesa të rrafshuara.
Ëstë një tmerr i paparë, mbi 100 termete kanë qenë mbi 5 ballë”– u shpreh Brahaj per gazetaren Deni Turhani.