Si një tsunam e ka cilësuar kreu i PD Sali Berisha protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë. Berisha tha se sot ka nisur revolucioni demokratik dhe përmbysja e monizmit të dytë.
Berisha: Në ktë tsunam popullor të revolucionit demokratik. Keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucuonit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë. Një përshëndetje kudo që ndodheni.Të nderuar të pranishëm në këtë tsunam popullor të revolucionit demokratik.
Shqiptarë dhe shqiptare, kudo që jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri.
Një përshëndetje vëllazërore kudo që ndodheni!
Miqtë e mi, do e nis fjalën time me një shprehje të të famshmit, Xhorxh Oruell, i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre.
Ndaj dhe sot, ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik, për përmbysjen e monizmit dhe fitores së demokracisë, do themi të vërtetat tona.
Qëllimi më themelor i këtij revolucioni që nis sot është të mbrojmë të vërtetat, por edhe të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë.
Rroftë fitorja!