Kreu i PD Sali Berisha tha sot në protestë se Edi Rama ka korruptuar dhe ka blerë ambasadore dhe zyrtarë që të dëmtojnë opozitën. Por kjo e fundit tha Berisha është më e fortë se kurrë.
Berisha: Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigal, ai korruptoi, bleu ambasadore, deputetë, zyrtarë që u angazhuan në një beteje amorale në mbështetje të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali, kundër opozitës perëndimore. Për fajin se ajo guxonte të denonconte vjedhjet, korrupsionin, dhunën, aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre. Kjo aleancë sado që i shkaktoi opozitës tronditjet më të thella, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë, ne jemi sot më të fuqishëm se idelaet tona kurrë nuk mposhten .