Menjëherë pas mbarimit të fjalimit të Berishës në sheshin para Kryeministrisë, kanë nisur tensionet e para. Protestuesit kanë nisur të hedhin shashka, tymuese dhe sende të forta drejt godinës dhe policëve, të cilët qëndrojnë të qetë. Më herët Berisha i pyeti protestuesit a janë gati të përballen me regjimin e Edi Ramës.
Ndërkohë po afrohen dhe forcat speciale, më të specializuar për të ndërhyrë në raste të këtilla.
Pothuajse të gjithë figurat politike janë larguar, ndërsa shumica e protestuesve nuk e kanë lënë sheshin. Ende nuk dihet se si do precipitojë kjo protestë pasi vetë organizuesit deklaruan se dihet nisja por jo mbarimi.
vijon…