Berisha: Të nderuar deputetë, nesër është përsëri një seancë e parlamentit, në të cilën siç duket, pseudoshumica e skandaleve, e vjedhjeve, vazhdon bllokimin e parlamentit dhe asgjësimin, shkelmimin e të drejtave të opozitës.
I ngërthyer dhe i pashpresë në Rama-gate, apo Uotergejtin e shekullit të 21-të, Edi Rama beson dhe mendon, ose ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal, duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve, të drejtën e fjalës.
Edhe njëherë, dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se në këtë çështje, me këtë skandal, janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin, për fitoren e paligjshme dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen.
Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve.
Nuk ka dyshim se prapa kësaj mbështetje qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal, i cili i paguar nga Edi Rama, nëpërmjet Dorian Duçkës, këshilltarit të tij personal, i cili i dha 225 mijë dollarë në garazhet dhe banesën e Agron Nezës, bëri gjithçka që sipas një skenari supermafioz, duke tradhtuar vendin e tij, betimin ndaj ligjit dhe Kushtetutës, besimin e presidentit të SHBA dhe të Kongresit amerikan ndaj tij dhe u mor me shkatërrimin e opozitës shqiptare, me qëllimin e vetëm, që pagatori i tij të vazhdonte të qëndronte në pushtet dhe ta paguante më tej.
McGonigal është në burg por edhe krimi i tij është i shëmtuar por për Shqipërinë më i rëndë është krimi i Edi Ramës, që paguan vrasë me pagesë kundër pluralzimit politik. Ky është Krim-ministër, dhe ky për tu fshehur pas gishtit, bllokoi parlamentin, paralizon parlamentin, nuk lejon komisionin hetimor, as interpelancën as pyetjet e opozitës. Veprimtaria e njohur publike e Rama gate është vetëm maja e ajsbergut.
Në thellësi të saj ka krime të shumëllojta. Ducka këshlltari personal privat i Ramës, në emër të Ramës, bashkë me mafiozin Agron Neza, kalonin nga klubi në klub, restorant në restorant duke gjuajtur ku gjenin biznesmenët për ti terrorizuar, se jeni në lista dhe se duhet të merremi bashkë për të zgjidhur listat përndryshe lista e zezë është e sigurt për ju. Kjo veprimtari datën e fundit të saj është Data 20 maj 2022. Por kjo sdo të thotë se nuk ka vazhduar ky qark i turpshëm mafioz,