I pyetur nga gazetarja e Fax News Rugova Dunisha nëse Berisha po heziton apo ka frikë të shpallë aleancën me PL, pasi ka nisur dhe bisedimet me të gjithë aleatët Ilir Meta në konferencë me gazetarët është përgjigjur:
Frikat e Berishës skanë lidhje me njëri tjetrin. Me zotin Berisha jam online gjithë kohës. Gjithashtu Jemi në kontakt me të gjithë kandidatët e Primareve dhe të PL si dhe gjithë qytetarëve që duan të çrrënjosin monizmin.
Shihni gjithë deklaratat e organizatave të huaja. Vetëm 1 bashki plotëson kriteret e transparences dhe ajo është Bashkia e Shkodrës me kryetar Bardh Spahia që publikon çdo vendim. Në bashkitë e tjera në shumicën e tyre ku këshillat e tyre janë 100 për qind moniste ata nuk shkojnë fare po firmosin nëpër tavolina ku ua cojnë kryetarët.
Marrëdhënia jonë me PD-në dhe gjithë aleatët e tjerë është vetëm në interesin e shqiptarëve.
Këshillat Bashkiakë do jenë simboli i transparencës, do jetë përballë qytetarë. Do të jepet llogari për investimet që do të bëhen dhe do të jepet llogari për Astirtin, don Boskon kudo ku ka problematike.
I pyetur nëse a ka kushte për bashkëpunimin me PD ai u shoreh se kanë vetëm një kusht, luftën për lirinë e të gjithë shqiptarëve nga Edi Rama dhe marionetat e tij.