Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me planin franko-gjerman. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin, Scholz u pyet për afatin se deri kur BE do të presë për një marrëveshje. Kancelari nuk dha afate por tha se marrëveshja është shumë pranë.
Olaf Scholz: Propozim tejmbajtës dhe serioz nga Franca dhe Gjermania. Ky proces do të përfundojë me sukses. Ndjesia ime është se kjo do të bëhet realitet. Do të ishte shumë mirë për rajonin. Mendoj se është gati.
Pyetje: Çfarë prisni konkret nga të dyja palët, takohen po nuk arrijnë marrëveshje?
Mendoj që janë bërë përparime, po të shikosh deklaratat, ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet zbatuar .Jam i gëzuar të arrijmë në rezultate konstruktive, do të bëhet realitet ajo që kemi planifikuar.
Do të sillte të mira për Kosovën dhe Serbinë.