21:46 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta në Dukagjin, Spahia: Çdo lojë politike dhe skenar në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit do të marrë përgjigjen e merituar

16:06 | 12/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta në Dukagjin, Spahia: Çdo lojë politike dhe skenar në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit do të marrë përgjigjen e merituar

Bardh Spahia është shprehur për protestën e banorëve të Dukagjinit, për të cilën jep mbështetjen e tij me argumentimin se është një e drejtë legjitime.

Ai akuzon deputetin Benet Becin për propagandë dhe se çdo investim që ka të bëjë me Shkodrën është bllokuar politikisht.

Spahia u kërkon Becit dhe Ramës të japin llogari për projektin e rrugëve të Thethit dhe të Vermoshit të vitit 2013.

“Çdo lojë politike dhe skenar në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit do të marrë përgjigjen e merituar” me këtë Spahia nënkupton që kjo që Rama është duke bërë, ka si qëllim dëmtimin e PD-së.

Bardh Spahia: “Protesta e banorëve të Dukagjinit për rrugën është një e drejtë legjitime, e cila ka mbështetjen time të plotë që ditën e parë dhe të cilën i inkurajoj ta çojnë deri në fund dhe të mos tërhiqen për asnjë rrethanë.
Duke mos dashur në asnjë moment ta politizoj këtë reagim model që komuniteti Dukagjinas ka patur në të dy protestat, dua të theksoj mbështetjen time absolute dhe të bashkisë Shkodër për ndërtimin e rrugës që lidh Shalë, Shosh dhe Pult me Shkodrën.
Ajo që dua të bëj të qartë për opinionin publik dhe banorët e Dukagjinit në veçanti, është fakti se dokumentat janë zyrtare, kanë data të protokolluara dhe me to nuk mund të bësh lojëra fjalësh. Prandaj propagandën deputeti Benet Beci ta bëjë atje ku duhet, në parlament dhe tek kryeministri i tij Edi Rama që kanë anulluar investimin e kësaj rruge dhe bllokojnë politikisht në mënyrën më të shëmtuar çdo investim që ka të bëjë me Shkodrën.
Edi Rama dhe Benet Beci si ish drejtor i FSHZH-së kanë detyrimin sot të bëjnë publike arsyet përse e kanë anulluar financimin e kësaj rruge në vitin 2013 edhe pse kishte një projekt dhe fond të parashikuar dhe prej 10 vitesh që qeverisin vendin, nuk kanë kryer këtë investim kur në zyrat e tyre është gati projekti për këtë rrugë. Edi Rama dhe Beci i tij e dijnë fare mirë se në vitin 2013 si për rrugën e Thethit dhe të Vermoshit, kishte projekt edhe për vazhdimin e rrugës së Dukagjinit nga Prekali ku ishte mbyllur faza e parë e investimit, por e anulluan si hakmarrje politike krahinore dhe sepse ishte gjithçka e realizuar nga qeverisja e PD deri në vitin 2013.
Bashkia Shkodër ka bërë dhe do të bëjë gjithcka për mirëmbajtjen e kësaj rruge edhe pse vazhdimisht përballet me pengesat e qëllimshme për arsye politike nga përfaqësuesit e Edi Ramës dhe në Shkodër.
Çdo lojë politike dhe skenar në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit do të marrë përgjigjen e merituar, sepse për ne nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë çështje fushatash, misioni që kemi marrë përsipër për t’i shërbyer qytetarëve të Bashkisë Shkodër.”
Pas

Humbje e madhe për muzikën, ndërron jetë në moshën 58-vjeçare themeluesi i grupit “Dark Angel”

Para

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe, pasuri për trupin dhe ilaç për zemrën

Para
Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe, pasuri për trupin dhe ilaç për zemrën

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe, pasuri për trupin dhe ilaç për zemrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.