Fax News ka siguruar foton e Mimoza Pajës, banakieres e cila mbeti viktimë pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Si pasojë e të shtënave u plagosën 5 persona ndërsa mbesa e saj 10 vjeçare u lëndua gjithashtu.
Të plagosur mbetën Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç. Ky i fundit është xhaxhai i Fatjon Muratit dhe dyshohet se ka qene objektiv i atentatit.
Sakaq personat e tjerë të plagosur kane qenë klientë të lokalit.