09:39 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Studim/ Gjumi më pak se 6 orë natën ul efektin e vaksinave

20:54 | 14/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studim/ Gjumi më pak se 6 orë natën ul efektin e vaksinave

Një studim i ri zbulon se gjumi më pak se 6 orë natën ul efektin e vaksinave në imunitet, veçanërisht te meshkujt e rinj. Sipas lajmit të “Guardian”, ekspertët kanë kombinuar dhe rianalizuar rezultatet e 7 studimeve që përfshinin gjetjet e personave që ishin vaksinuar kundër gripit dhe hepatitit A dhe B.

Në këtë kontekst, u krahasuan përgjigjet e antitrupave të atyre që flinin nga 7 deri në 9 orë dhe atyre që flinin më pak se 6 orë, gjë që rekomandohet për të rriturit e shëndetshëm.

Sipas kësaj, provat tregojnë se gjumi më pak se 6 orë natën zvogëlon efektin e vaksinave në imunitetin e meshkujve. Nga ana tjetër, u përcaktua se efekti i gjumit të pamjaftueshëm në vaksinë ishte më ndryshe tek gratë për shkak të niveleve të ndryshme të hormoneve.

Autorja e studimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mjekësisë në Francë, dr. Karine Spiegel tha: “Ne e dimë nga studimet e imunologjisë se hormonet seksuale ndikojnë në sistemin imunitar. Imuniteti i grave ndikohet nga cikli menstrual, menopauza dhe pilulat e kontrollit të lindjes. Megjithatë, studimet që shikuam nuk kishin asnjë të dhënë për hormonet seksuale”.

Spiegel tha se nevojiten më shumë kërkime për të matur saktësisht se sa gjumë nevojitet dhe për të caktuar rolin e hormoneve seksuale në vaksinim. Ekspertët thonë se efektiviteti i vaksinave kundër COVID-19 mund të ulet edhe për shkak të gjumit të pamjaftueshëm.

Gjithashtu, u konstatua se efekti negativ i gjumit më pak se 6 orë në imunitet u pa më shumë në grupmoshën 18-60 vjeç sesa tek ata më të vjetër se 60-vjeç.

Duke theksuar se efekti i vaksinave do të ndryshojë nga personi në person, dr. Van Cauter tha se njerëzit nuk mund të kontrollojnë efektin e vaksinave në trup, por ata mund të ndryshojnë modelet e tyre të gjumit. Studimi është publikuar në revistën shkencore “Current Biology”.
Pas

Dobësi, këputje, humbje peshe ja disa paralajmërime që kanceri i stomakut i jep trupit

Para

Shpërthen në flakë teksa lëvizte makina në Kurbin, drejtuesi i mjetit përfundon te Trauma, i shpëton vdekjes

Para
Policia intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, me “dorë të hekurt” ndaj shkelësve, aplei për shoferët

Shpërthen në flakë teksa lëvizte makina në Kurbin, drejtuesi i mjetit përfundon te Trauma, i shpëton vdekjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cila është marrëdhënia e Leo XIV me Trumpin? Kritikat ndaj Vance dhe ripostimet në rrjetet sociale për emigrantët

Putin: Detyra jonë është të mbrojmë dinjitetin e ushtrisë ruse

Sot, 10 vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri që modifikoheshin me silenciatorë, arrestohen 2 persona

“11 maji”/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Ja mesazhi që përcjellin për qytetarët Rama dhe Berisha

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës sot në tentativën e 13 drejt konstituimit

Shtohen rastet e sulmeve me thikë, si mund të parandalohen?

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.