19:49 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Studentët në Hungari protestojnë për reforma arsimore

08:28 | 16/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Studentët në Hungari protestojnë për reforma arsimore

Të mërkurën, mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të Qeverisë së Hungarisë dolën në rrugët e Budapestit për të kërkuar reforma arsimore dhe një ndryshim në klimën politike të vendit.

Organizuar nga grupet studentore, demonstrata, e quajtur “marshimi i lirisë”, synoi presionin ndaj qeverisë hungareze për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të siguruar rritje të pagave për mësimdhënësit.

Ata kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e legjislacionit që kufizon të drejtën e mësuesve për të hyrë në grevë.
Teksa marshonin në një nga rrugët kryesore të Budapestit, protestuesit brohorisnin parulla si “pa mësues, pa të ardhme” dhe “greva është një e drejtë themelore”.

Grupet e studentëve dhe mësimdhënësit janë përfshirë në greva, braktisje të mësimit dhe akte të tjera të mosbindjes civile muajt e fundit, pasi qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre, duke rezultuar në shkarkimin e disa mësimdhënësve.

Protesta e 15 marsit u organizua me rastin e një feste kombëtare të Hungarisë, datë në të cilën tradicionalisht organizohen marshe të mëdha patriotike.

Qeveria hungareze merr shpesh kritika nga Bashkimi Evropian, pasi janë ngritur shqetësime për korrupsion të përhapur në nivel institucional, si dhe për shkeljen e standardeve të sundimit të ligjit të bllokut nën udhëheqjen e kryeministrit Victor Orban.

Për shkak të këtyre shqetësimeve, Bashkimi Evropian ka ndaluar disbursimin e miliarda eurove për Budapestin.
Orban shpesh i është referuar BE-së si një “perandori” që kërkon të dominojë Hungarinë, ashtu si Perandoria Austriake dhe Bashkimi Sovjetik në shekujt 19 dhe 20. Ai fitoi mandatin e tij të katërt në zgjedhjet e vitit 2022. REL

 

Pas

Si të bëni një bisedë interesante (për çdo situatë)

Para

Vjosa shpallet Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Para
Vjosa shpallet Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Vjosa shpallet Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy të lënduar

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Pogradec/ Turistët holandezë kishin hyrë në liqen me kanoe, policia kufitare i nxjerr në breg me jet ski

“Ndërtimet pas 2020 nuk legalizohen”, Rama: Shkelësit në listë të zezë

Lojtari i Milanit drejt kalimit te Besiktas, bisedime mes palëve

Policia e Kosovës gjen 2 raketahedhëse në Mitrovicën e Veriut

“Reforma e territorit, në dy faza “, Rama në takim me drejtuesit: Disa skuadra po punojnë paralelisht

Temperaturat do kapin shifra ‘rekord’ në vendet Europiane, vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Shqipërinë

Kompanitë franceze vendosin të fillojnë prodhimin e dronëve në Ukrainë

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.