Është hedhur sot shorti për çerekfinalen në selinë e UEFA-s për finalen e madhe të muajit maj në Stamboll. Shorti është hedhur në Nyon, dhe këto janë çiftet që do të përballen në shorti i çerekfinale;
Real Madrid – Chelsea
Benfica – Inter
Manchester City – Bayern Munchen
Milan-Napoli
Në gjysmëfinale do të përballen:
Milan/Napoli-Inter/Benfica dhe Real Madrid/Chelsea-Manchester City/Bayern Munchen
Pep Guardiola do të sfidojë një skuadër që e njeh mjaft mirë ndërsa Manchester City – Bayern Munchen mund të konsiderohet edhe si supersfida e kësaj faze ndërsa për të dyja skuadrat nuk do të jetë aspak e lehtë pasi në gjysmëfinale mundësitë janë shumë të mëdha që të ndeshen me kampionët e Europës.
Në krahun tjetër, Napoli dhe Milan duelojnë në një derbi të gjithin italian, ndërsa Interi do të sfidojë një tjetër skuadër portugeze, dukshëm më të fortë se Porto. Benfica mban vendin e parë në kampionatin luzitan me diferencë të madhe nga “Dragonjtë”. Ky short favorizon dukshëm skuadrat italiane ndërsa Serie A ka mundësi të mëdha për t’u prezantuar në një finale me një skuadër.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 11 dhe 12 prill dhe ato të kthimit në 18 dhe 19. Gjysmëfinalet janë parashikuar për në datat 9-10 dhe 18-19 mars.