04:16 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Unë do ju kryqëzoj”, arrestohet shqiptari që kërcënoi policët në Nju Jork (EMRI)

11:27 | 18/03/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Unë do ju kryqëzoj”, arrestohet shqiptari që kërcënoi policët në Nju Jork (EMRI)

Autoritetet amerikane kanë vënë në pranga një të ri shqiptar, i cili akuzohet se ka bërë kërcënime para ditës kur zhvillohet Parada e Shën Patrikut në Yonkers të Nju Jorkut. Ridon Kola akuzohet se ka kërcënuar me vrasjen e oficerëve të pranishëm dhe kryebashkiakut në paradë.

“Kjo është ajo që terroristët duan të bëjnë. Duan t’ju terrorizojnë mendimet dhe t’ju bëjnë të keni frikë”, tha kryebashkiaku Mike Spano.

Një hetim zbuloi kërcënime shqetësuese të Kolës në rrjetet sociale. Sipas mediave amerikane, Kola dyshohet se ka shprehur mbështetje për ISIS dhe ekstremizmin radikal islam.

FBI-ja shprehet se ai i ka dërguar një mesazh direkt Policisë së Yonkers, ku shkruante: Do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekber.

32-vjeçari jeton pranë rrugës ku zhvillohet parada. Për këto mesazhe ai ishte pyetur edhe në të shkuarën nga autoritetet. Por këtë herë, Task Forca kundër Terrorizmit në FBI dhe Policinë e Nju Jorkut e vunë në pranga.

Prokurori amerikan tha se këtë muaj, Kola lavdëroi Sayfullo Saipov, duke e quajtur vëlla. Saipov ndodhet në burg përjetë sepse përdori një kamion për të shtypur 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bërë publike disa detaje nga hetimi ndaj Kolës. Më 9 nëntor 2021 Kola ka dërguar një mesazh në Departamentin e Policisë së Yonkers ku shkruante në shqip: Do t’ju masakroj vajza të vogla.

Më 5 dhjetor 2021 ai ka dërguar sërish mesazh. “Duke nisur nga nesër do të filloj të vras oficerët tuaj. Thjesht për ta ditur kush e bën, jam Ridon Kola, gjak shqiptari”, thoshte ai.

Ndërkohë ai ka vijuar me postimet dhe më 12 mars 2023 ka postuar një fotografi me një sëpatë në dorë ku shkruante në shqip: Ejani tradhtarë, po ju pres.

Pas

Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot

Para

Koalicioni mes Berishës dhe Metës, Sefa kërkon rrëzimin e kërkesës: Është përdorur emri dhe logo e PD nga persona të palegjitimuar, marrëveshja nuk është e ligjshme

Para
Koalicioni mes Berishës dhe Metës, Sefa kërkon rrëzimin e kërkesës: Është përdorur emri dhe logo e PD nga persona të palegjitimuar, marrëveshja nuk është e ligjshme

Koalicioni mes Berishës dhe Metës, Sefa kërkon rrëzimin e kërkesës: Është përdorur emri dhe logo e PD nga persona të palegjitimuar, marrëveshja nuk është e ligjshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.