10:00 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ishin në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen 4 shqiptarë të arrestuar në Europë, akuzat ndaj tyre

13:21 | 18/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari nga Pogradeci

4 shqiptarë të arrstuar në Europë janë ekstraduar drejt vendit tonë. Në Kosovë është kapur dhe ekstraduar drejt vendit tonë, 53-vjeçari Besim Gashi, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017.

Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi 40-vjeçari Alban Memetaj, i dënuar me burgim, pasi në vitin 2017, iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis.

Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi një 30-vjeçar, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet.

Në Francë, është kapur me qëllim ekstradimi 47-vjeçari Xhevahir Kuçi, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

✅Në Kosovë është kapur dhe ekstraduar drejt vendit tonë, një 53-vjeçar, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017.
✅Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi një 40-vjeçar i dënuar me burgim, pasi në vitin 2017, iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis.
✅Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi një 30-vjeçar, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet;
✅Në Francë, është kapur me qëllim ekstradimi një 47-vjeçar, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore kosovare, është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve europianë, u kapën dhe u arrestuan përkohësisht, si dhe vijojnë procedurat për ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasit:

Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis;

E. C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis;

Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Pas

Aksidenti tragjik i trenave, protesta të dhunshme në Greqi

Para

Jeni duhanpirës? 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Para
Jeni duhanpirës? 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Jeni duhanpirës? 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.