12:41 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

14:41 | 18/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”.

Sipas raportimeve në media, hetimet në këtë gjykatë kanë për bazë një pagesë prej 130.000 dollarëve, e cila është kryer disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të bllokuar Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, që të tregojë publikisht për një aferë, që ka thënë se e ka pasur me Trumpin, vite më parë.

Prokurorët janë duke analizuar nëse do ta akuzojnë Trumpin për këtë rast.

Nëse Prokurori i gjykatës së qarkut në Manhatan e padit Trumpin, atëherë 76-vjeçari do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për krim.

Një avokat i Trumpit ka thënë për rrjetin CNBC të premten se klienti i tij do të dorëzohet për t’u përballur me akuzat, nëse do të paditet.

Trump e ka hedhur poshtë vazhdimisht ndonjë aferë me Daniels.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment. REL

Pas

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike, na e kalon dhe Kosova

Para

Ekzekutimi i Ari Papës në Greqi, zbardhet identiteti i dy të arrestuarve

Para
Ekzekutimi i Ari Papës në Greqi, zbardhet identiteti i dy të arrestuarve

Ekzekutimi i Ari Papës në Greqi, zbardhet identiteti i dy të arrestuarve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.