Në prag të mbylljes së konferencës me shqiptarët në Londër, Sali Berisha tha se PD ka për ët bërë gjithçka që kombi shqiptar kudo të ndodhet të jetë i bashkuar. Ai paraqet veprimtarinë që do të ndërmarrë në Shqipëri menjëherë pas fitores, ku përmend disa sektorë si arsimi, pensionet, shëndetësia dhe thotë se do bëhen investime aq të mira sa dhe “armiqtë” të arrijnë ta nderojnë vendin.
Gjthashtu Berisha sjellë në kujtesë dhe vitin 2013 ku ai ka propozuar në Parlament ligjin që emigrantët të votojnë dhe është refuzuar nga kërcënimet e Ramës. Ai i fton të gjithë shqiptarët në Londër që të bëjnë ç’është e mundura e tyre që të kontribuojnë për PD-në në zgjedhjet e 14 majit.
Berisha: PD do bëjë gjithçka që kombi në Shqipëri, në emigracion të ndihet dhe të jetë 1. Do bëjmë gjithçka për të krijuar kushtet më të favorshme për kthimin tuaj, për rikthimin tuaj të suksesshëm që së bashku ta bëjmë Shqipërinë një vend të zhvilluar, një vend të respektuar, një vend që nderohet dhe nga armiqtë tanë.
Do të krijojmë klimën më të përshatshme për investime, për jetesë dhe aktivite, për shkollimin, shërbimin shëndetësor, kujdesin për moshën e tretë. Një shoqëri të lirë, që përparon dhe ecën në kushtet e ekonomisë së tregut. Sot kombi është i ndarë, kjo qevei nuk bëri asnjë hap në drejtim të njohjes së të drejtave tuaja për votën, si kushti më elemtar, në 2013 dërgova ligjin në parlament dhe Rama më kërcënoi.
Ka ardhur koha që ai dhe ministrat etij që funksionojnë si organizatë kriminale, që nuk respektojën asnjë ligj, përveç pasurimit ët tyre. Është e rëndësishme të jepni çdo kontribut për këto zgjedhje. Rama e përjashtoi PD-në nga zgjedhjet i mbëhstetur nga Yuri Kim, ju premtoj se Shqipërisë do t’i dalim zot.