05:53 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lumi Shkumbin rrezikon të “vdesë”, ambjentalisti ngre alarmin

14:21 | 19/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lumi Shkumbin rrezikon të “vdesë”, ambjentalisti ngre alarmin

Emergjencë mjedisore mund të konsiderohet gjendja në të cilën ndodhet lumi Shkumbin. Në pak kilometra të rrjedhës së tij nuk është e vështirë te dallosh grumbujt e mbeturinave buzë lumit, si dhe në përrenjtë që derdhen në Shkumbin. Madje në disa zona të njohura historike që janë edhe destinacione turistike, ndotja është e padurueshme. Për ambjentalistin Ahmet Mehmeti nga ana e institucioneve nuk është marrë asnjë masë në këto 30-të vite qoftë për të instaluar një impjant për përpunimin e ujërave të zeza, por edhe për të ndalur hedhjen e plehrave urbane dhe industriale në shtatin e lumit.

Dhe në kushtet kur lumi Shkumbin cilësohet si një lum i sëmurë, të pretendosh për të shijuar bukuritë e tij apo të tërheqësh vizitorë është një luks i madh. Ambjentalisti pohon se ky lum rrezikon të vdesë.

Ndërkohë nga bashkia e Elbasanit, Inspektoriati i Mjedisit duket se është i pafuqishëm përballë kësaj situate ku përveç konstatimit dhe vendosjes se gjobave prej 20 mijë lekëshe nuk ka mundësi të bëjë gjë tjetër për të mbrojtur lumin Shkumbin.

Gazetarja Entela Duka: Lumi Shkumbin vazhdon të jetë i ndotur pavarësisht masave që janë marrë, cila është arsyeja që vjen kjo ndotje?

Ambjentalisti Ahmet Mehmeti: Është për të ardhur keq, sepse ju thatë që masat janë marrë, po nuk është marrë asnjë masë për lumin Shkumbin. Ndotja vazhdon të jetë kronike. Të paktën në këto 20 vite nuk është vendosur një impiant për pastrimin e ujërave të zeza dhe nuk është treguar kujdesi i duhur nga industria. Llumërat e industrisë derdhen në lum, plus mbetjet urbane. Kështu që duhet kujdes i jashtëzakonshme. Përveç vendosjes së impianteve, duhet që edhe popullsia të jetë e kujdesshme. Duhet të bëjnë punën brenda ligjit, kjo është diagnoza, në nuk zbatojmë ligjin, i kemi po nuk zbatohen. Nuk operohet as me gjobat, po as me kulturën ekologjike që duhet at ketë çdo njeri. Ndotja fillon me hedhjen e mbeturinave, metaleve, pastaj kjo pasohet te njerëzit nëpërmjet ushqimeve, pasi këto produkte që ujiten nga ky ujë i përmbajnë ndotjet e tij. Ka kosto shëndetësore dhe ekonomike. Ne kemi asete të shkëlqyera historike, kulturore, ekonomike, që nuk po i  shfrytëzojmë si duhet. Lumi Shkumbin është një lumë i sëmurë, që po të vazhdohet kështu do të kthehet në një lum të vdekur.

Pas

Studimi: Infertiliteti i pashpjegueshëm te gratë, lidhet me gjenet që shkaktojnë kancer dhe sëmundje të zemrës

Para

Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’

Para
Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’

Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.