17:07 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta takim në zonën e Freskut: Nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por forcimi i mbështetjes për gratë dhe nënat

15:42 | 19/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takim në zonën e Freskut: Nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por forcimi i mbështetjes për gratë dhe nënat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e  sotme ka zhvilluar një takim me gratë në zonën e Freskut, ku edhe prezantoi programin e kësaj force politike i cili fokus ka edhe mbështetjen për nënat dhe gratë shqiptare.

Meta u shpreh se “nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por është forcimi i mbështetjes shtetërorë qeveritare, bashkiake dhe gjithë shoqërisë për gratë dhe nënat”. Sipas tij zgjidhja e problemit të largimit të shqiptarëve është fokusi tek poltikat famijare, pagat dhe ofrimi i  sigurisë se këtu ka diçka solide që i mban shqiptarët.

Në fjalën e tij Meta u ndal të fliste edhe për pagën e plotë e lejes së lindjes për nënat, trefishimi i bonuesit të bebes dhe ulja e taksave për pagat për nënat dhe gratë që kanë më shumë se dy fëmijë.

Meta: “PL ka disa pika të rëndësishme, të cilat janë bërë publike, por edhe të hapura për mendime të tjera.

Gratë vrapojnë sa të mbajnë vendin e punës aq edhe të kujdesen për fëmijët. Është sfidonte dhe stresuese. Sa më shumë investime për kopshte, çerdhe dhe shkolla të reja në zona ku popullsia është rritur shumë herë aq edhe më shumë lehtësira krijojmë për çdo nënë dhe për çdo familje.

Është e domosdoshme që për një vit nënës ti paguhet e plotë leja e lindjes, sepse duhet ti përkushtohet bebes, fëmijës. Në të ardhmen kjo duhet përshkallëzuar më tej.

Është e rëndësishme të trefishohet bonuesi i bebes. Ne të gjithë e vuajmë faktin që ka rënë lindshmëria. Është e rëndësishme të ulen taksat për pagën për nënat dhe gratë që kanë dy fëmijë e më shumë.

Të mos harrojmë se janë të shumta ato nëna që jo vetëm nuk marrin ato paga që dëshironin, por janë të detyruara që të mbajnë me pagën e tyre edhe një kujdestare. Për të mos thënë që nuk është bërë asgjë për qendrat pas shkollave, në mënyrë që nënat të jenë më të qetë.

Nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por është forcimi i mbështetjes shtetërorë qeveritare, bashkiake dhe gjithë shoqërisë për gratë dhe nënat. Kjo është vendimtare për të forcuar familjen dhe për të forcuar një shoqëri optimiste”.

“Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin e njerëzve, por mbështetja e politikave në interes të tyre. Kjo është vendimtare për një shoqëri që transmeton vitalitetin e saj te fëmijët në radhë të parë dhe përmes tyre arrin të ketë një të ardhme solide. Kosova nuk është më e pasur se ne, kemi buxhet 2 herë më të lartë ata, por ata kanë të ardhura më të larta. Nuk është normale që Mali i Zi e paguan mësuesen 9900 euro në vit, dhe ne 4200 euro në vit. Është e pamundur të sigurohet mbijetesa. Me buxhetin e bashkisë mund të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit, jo më ato të Tiranës. 14 maji është dita kur do rikthehet llogaridhënia në Shqipëri”, u shpreh Meta.

 

Pas

Armaldo Kllogjeri flet pas eleminimit nga BBV! Luizin apo Oltën? Ja kë “shpall” fitues

Para

“Nga komentet negative, shëndeti i babait tim u përkeqësua”, Kejvina flet pas largimit nga “BBV”: Kur kam dalë komentet kanë qenë shumë agresive, nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje

Para
“Nga komentet negative, shëndeti i babait tim u përkeqësua”, Kejvina flet pas largimit nga “BBV”: Kur kam dalë komentet kanë qenë shumë agresive, nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje

“Nga komentet negative, shëndeti i babait tim u përkeqësua”, Kejvina flet pas largimit nga "BBV": Kur kam dalë komentet kanë qenë shumë agresive, nuk e kuptoj pse gjithë kjo urrejtje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hetimi për Veliajn, SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka

Vijonë sulmet ruse në prag të negociatave, 220 mijë ukrainas mbeten pa energji elektrike

BE përgatit një plan tarifor prej 100 miliardë eurosh nëse nuk do të ketë marrëveshje me Trumpin

Sot raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet do të jenë të vështira

“Njeriu im më i afërt dha dorëheqjen”- Endri Shabani: Mandatin e mori Kleana Xhuveli! Nuk është daja im, por motra e Adriatikut

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

Gjermania: Duam garanci nga SHBA para se të çojmë “Patriot” në Ukrainë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 Rihter në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet marrjen nga Shqipëria të letrës “ftesë” për Pozicionin Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”

Kishte shkuar për plazh në Gjirin e Lalzit, humb jetën 68-vjeçari si pasojë e arrestit kardiak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.