Një 32-vjeçar kosovar me inicilate A.K., ka përfunduar në pranga ditën e sotme në Port Durrës pasi tentoi të kalonte p kufirin me një leje qëndrimi false. Ndërkohë që po procedohet penalisht edhe një 26-vjeçar, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
32-vjeçari ka tentuar të dalë nga vendi ynë, me një leje qëndrimi në shtetin francez, të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga PKK Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Port Durrës
Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin me një leje qëndrimi false.
Procedohet penalisht edhe një 26-vjeçar, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, janë konstatuar 2 raste në këtë fushë, për të cilat:
-është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi ka tentuar të dalë nga vendi ynë, me një leje qëndrimi në shtetin francez, të dyshuar të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post