Është shoqëruar me tensione mbledhja e Komisionit të Sigurisë. Kryetari i komisionit Nasip Naço në një moment ka ngatërruar emrin e drejtorit te Policisë së Shtetit, duke iu referuar Gledis Nanis teksa nuk mungoi edhe një përgjigje ironike nga ana e deputetit demokrat Salianji.
Paulin Stërkaj: I bën mirë të vijnë, ministri të përgjigjet si në çdo interpelancë tjetër. Nuk ka asnjë problem që të jetë këtu, ta gjejnë kohën. Drejtori i policisë, ministrat..
Kryetari: Keni të drejtë, cilin ministër të vijë, Xhaçka? Kë keni kërkuar? Si mund të vijë Gledis Nano në komision
Salianji: Je kaq i tronditur sa të ka ikur dhe zëri. Edhe tonaliteti të ndryshon, shihet kur ka ministra përballë edhe zëri të ndryshon, ne themi pse nuk vjen ministri ky e ka mendjen te atë që hoqën.