Deputeti i PD Ervin Salianji ka folur me tone të forta në Komisionin e Sigurisë teksa iu referua raportit të DASH. Salianji tha se raporti i DASH e “sterronte” Shqipërinë dhe se praktikisht nuk kemi shtet dhe se pushtetet janë të kalbëzuara.
Salianji: Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshje që vjen nga SHBA. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, Mungesa e mediave të pavarura, korrupsioni në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit ë kaluar.
Të gjitha degët e qeverisjes, janë të korruptuara, të kalbëzuara, dhe s’ka pavarësi të institucioneve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka për fuqi më shumëkombëshe se SHBA? Po lexoj raportin e DASH. Janë lider SHBA dhe ne duhet t’i japim zë raportit.
Nuk ka ardhur ministri dhe drejtori i policisë, për të gjitha kamerat. Muhabet rrushi bëni ju? E ka detyrim llogaridhënien? Keni ju ndonjë shqetësim për këtë që nuk u pyet asnjë nga drejtuesit e ekzekutivit.
Ca do të ndodh nuk ju tronbdit më. DASH nuk të trondit? Ju duk e lehtë? Cënon sigurinë kombëtare. Më të rënda se kjo nuk ka. Kerkojmë drejtuesinn e SHISH nuk vjen, kërkon ministrin e brendshëm nuk vjen.