00:20 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk bëhet fjalë për anëtarësim të Kosovës në OKB dhe as për njohje nga Serbia

15:26 | 21/03/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Serbia gati të nënshkruajë kontratën me Emiratet e Bashkuara për blerjen e dronëve kamikazë”, Vuçiç: Po përballemi me një periudhë sfiduese

Presidenti Vuçiç, pas një takimi me ministrin italian Antonio Tajani, ka thënë se ai qëndron prapa atyre që ka thënë në Bruksel dhe Beograd, kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, siç ka thënë aipër marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje”.

Vuçiç dhe Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, ndërmjetësuesit evropianë thanë se presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilat u pajtuan liderët.

“Të tjerat që kanë të bëjnë me marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, pa tensione, Serbia do t’i zbatojë, e nëse do t’i zbatojë dikush tjetër, ne do të shohim”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiç. Ndryshe, në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Marrëveshja, që njihet edhe si propozimi evropian, kërkon nga Beogradi që të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se Tajani ka thënë se “Italia dëshiron të jetë protagoniste në Ballkanin Perëndimor”. Por presidenti serb ka kujtuar se Serbia nuk ndan të njëjtin mendim me Italinë, sa i përket Kosovës. “Për Italinë Kosova është shtet i pavarur, për ne nuk është, por është detyra jonë të flasim dhe të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Pas

Kryeministri japonez viziton Ukrainën për bisedime me Zelenskyn

Para

Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së

Para
Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së

Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.