Në studion e Faxnews avokati Kujtim Cakrani ka folur për të sekuestruar dy godinat e “Prestige Resort” teksa çështja është në gjykim.
Cakrani ka thënë për gazetaren Xhilda Kondi se kjo është bërë në shkelje të ligjit. Sipas tij duhet të njoftohej pronari dhe arsyet se përse do i sekuestrohet.
Cakrani: Është për të ardhur keq që sot Shqipëria nuk i referohet ligjeve të Kushtetutës, apo konventave të të drejtave të njeriut. Do të thotë se jemi në regjm dhe po shkojmë në diktaturë, me kapjen e të gjitha institucioneve.
Rama ushtron ministrin, drejtorinë e policisë, tatimeve. Cdo gje në këtë vend e dirigjon Edi Rama. Ka kapur edhe drejtësinë. Reforma në drejtësi u kamuflua si e tillë dhe u bë vetëm për ta kapur ndërmjet institucioneve nderkombëtare.
Nuk ka ngelur gje tjetër vecse qytetarët të protestojnë. Problemi qëndron se këto janë probelme ligjore. Kjo që ka bërë quhet shpronësim.Njoftohet pronari, arsyet pse do i sekuestrohet dhe pronari ka të drejtë që ta ankimojë. Jemi në një abuzim të hapur me ligjin.