22:34 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia po planifikon të përdorë armë bërthamore

15:31 | 26/03/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia po planifikon të përdorë armë bërthamore

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do të dislokojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

“Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një deklarate.

“Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së NATO-s”, tha SHBA-ja.

Më 25 mars presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se me këtë marrëveshje, Bjellorusia është bërë “peng bërthamor” i Moskës.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke përdorur territorin bjellorus për të dërguar trupa në Ukrainë. Bjellorusia, aleatja e Rusisë, mohon se është palë në konflikt. /REL

Pas

Si u bë Serbia ‘viktima më e madhe’ e luftës në Ukrainë

Para

“Big Brother” i bëri bashkë, zbulohet sherri para disa vitesh mes Qetsorit dhe Kiarës

Para
“Big Brother” i bëri bashkë, zbulohet sherri para disa vitesh mes Qetsorit dhe Kiarës

“Big Brother” i bëri bashkë, zbulohet sherri para disa vitesh mes Qetsorit dhe Kiarës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.