14:18 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla në Fier: Berisha fshihet pas potureve të Ilir Metes

17:10 | 29/03/2023
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla në Fier: Berisha fshihet pas potureve të Ilir Metes

Rezultati i zgjedhjeve te 14 majit duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat potike, e mbi të gjitha nga kundërshtarët tanë.  Kështu është shprehur nga Fieri,  kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla  duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shume kosto financiare.

Berisha dhe Meta, sipas Ballës kanë filluar të ndërtojnë alibinë e humbjes, ndërsa i pyetur per largimin e te rinjve, ka thënë se  asnjë i ri nuk mund tja besojë votën një individi të akuzuar për korrupsion , minim të demokracisë e të shpallur non grata.  Sipas tij Berisha ka filluar të fshihet brenda potureve të Ilir Metës.  Shqiptarët në 14 Maj do ti tregojnë me votë fundin politik dyshes Meta Berisha, ka shtuar Balla. Ndersa mesazhin e shkruar ne muret e selise roze disa dite me pare ne Fier, “ Fieri nuk eshte Elbasan” Balla e ka cilesuar perpjekje te deshperuar te kundershtareve politike.

Dyert e hapura të Spak nuk përbëjnë asnjë problem sipas Ballës, madje funksionimi i kësaj strukture është për tu vlerësuar.

Balla ishte në Fier në mbledhjen e parë të këshillit kordinativ të qarkut pas vendimit të kryesisë për shpalljen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.  Në qarkun e Fierit kandidaturat e reja janë dy, Fation Duro në Patos dhe Josif Gorrea në Divjakë.

Balla: PS garon në këto zgjedhje me 6 kandidatë që do jenë fitues në të 6 bashkitë. Dua të theksoj që kemi bërë një punë të shkëlqyer. Kemi arritur të gjejmë një ekuilibër mes anëtarisë së PS-së. Kemi përfshirë të rinjtë dhe ka barazi gjinore. Personalitete nga fusha të ndryshme, që kanë spikatur gjatë viteve.

Gazetari: A ka pasur kontestime në radhët e socialistëve sa i përket kandidaturave të reja dhe promovimit të tyre?

Balla: A ju shpëton gjë ju gazetarëve të Fierit, nuk ju shpëton gjë, nëse do të kishte patur një lloj kontestime… e vërteta është që PS do fitojë në zgjedhjet e 14 majit. Të gjithë kandidatët janë mirëpritur.

Do të vazhdojmë të rrisim vëmendjen e qeverisë, investimet kanë qenë të mëdha dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla. Vëmendja e qeverisë për qarkun Fier si qarku me ekonominë e dytë më të madhe në vend do të vazhdojë të jetë. Synoj të ndërtojmë një marrëdhënie shumë të fortë mbështetëse për sipërmarrjen e Fierit, komuniteti i biznesit të Fierit është një komunitet që ka një nivel të lartë të pagesës së detyrimeve që burojnë nga aktivitetet e tyre. Roli i një drejtuesi politik është të krijojë një lobing të domosdoshëm në mbështetje të Fierit.

Pas

Zgjedhjet e 14 majit/ PDIU kërkesë për të regjistruar Lajla Përnaskën, si kandidate për Kryetar Bashkie në Tiranë

Para

Anëtar i një prej familjeve më të pasura në Britani, përflitet si i dashuri i ri Angelina Jolie

Para
Anëtar i një prej familjeve më të pasura në Britani, përflitet si i dashuri i ri Angelina Jolie

Anëtar i një prej familjeve më të pasura në Britani, përflitet si i dashuri i ri Angelina Jolie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet në Morinë shtetasi me armë të fshehur në automjet(EMRI)

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive në disa bashki, mbi 65 hektarë tokë të djegur

“Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”, Rama: Do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

Berisha akuzon qeverinë për sulm të qëllimshëm ndaj Bankers Petroleum: “Lubia i ka vënë syrin kompanisë”

Meta një përgjigje për “Zeqinenë” e SPAK-ut

Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë ligj të vendit

Masa kundër vapës: Greqia ndalon punën fizike jashtë në oraret më të nxehta

Berisha: Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini, sekuestrimet u urdhëruan nga prokuroria italiane, jo nga SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.