03:34 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu”, sherri mes 43 vjeçarëve që përfundoi me vrasje në Kavajë, zbulohen detaje të reja

11:19 | 30/03/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu”, sherri mes 43 vjeçarëve që përfundoi me vrasje në Kavajë, zbulohen detaje të reja

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga ngjarja e një ditë më parë në Kavajë, ku dy persona vranë njëri-tjetrin pas një sherri banal. Dy 43 vjeçarët Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, që mbetën të vrarë pasditen e djeshme ishin konfliktuar edhe më herët me njëri-tjetrin.

Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë, dhe më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Gazetari i Abc News, Leonidha Musaj raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të fëmijës 3 vjeçar të Rexhës.

“Janë sqaruar por me tone të larta janë larguar. Në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë ndërkohë që Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.”, tha gazetari.

Gazetari raporton gjithashtu se konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës. “Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43 vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në polici rreth 10 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe që mund të jenë në dijeni të motivit të ngjarjes. Më pas ata janë lënë të lirë ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.

Pas

SPAK hoqi dorë nga “21 janari” dhe ia kaloi Prokurorisë Tiranë, Gjykata e Posaçme nuk pranon ankimimin e familjarëve

Para

Tërhiqet kandidati i Alibeajt për Krujën, Sheta: Vendosa të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike

Para
Tërhiqet kandidati i Alibeajt për Krujën, Sheta: Vendosa të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike

Tërhiqet kandidati i Alibeajt për Krujën, Sheta: Vendosa të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.