10:53 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Digjen dy makina me targa të Kosovës në veri të vendit

20:45 | 30/03/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Digjen dy makina me targa të Kosovës në veri të vendit

Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok bëri të ditur Policia e Kosovës.

Policia tha se dy persona, të nacionalitetit serb, kanë paraqitur rastin në polici, duke treguar se veturat e tyre ishin djegur rreth orës 02:30 nga persona të panjohur.

“Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit”, thuhet në njoftim. Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se “strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë të kërcënojnë serbët lokalë” në Zubin Potok.

“Mbrëmë, dy makina në pronësi të serbëve të Kosovës duket se u dogjën vetëm pse kishin targa RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, këto janë targat e vetme legale në gjithë Kosovën”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serb janë djegur vetura me targa RKS.

Si po shkon procesi i ndërrimit të targave serbe?

Në fund të vitit të kaluar, në veriun e Kosovës u rritën tensionet për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale të lëshuara nga Serbia t’i konvertonin ato në targa RKS. Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë ngritën barrikada në veri. Barrikadat u hoqën disa ditë më vonë pasi ish-policit Dejan Pantiq iu ndryshua masa e sigurisë, nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Në ndërkohë, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u pajtuan për çështjen e targave. Përkatësisht, Kosova hoqi dorë nga veprimet që parashihte vendimi për riregjistrimin e targave, ndërkaq Serbia u pajtua se nuk do të lëshonte më targa të reja për makinat që qarkullojnë në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina deri më tani janë ri-regjistruar në RKS, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 22 mars se gjithnjë e më shumë qytetarë nga veriu po pajisen me targa RKS. Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia./REL

Pas

Britani e Madhe/ Investigimi: Supermarketet mund të kenë shitur mish të kalbur për vite me radhë si produkte të huaja, “të etiketuara gabimisht britanike”

Para

Rrugët, ARRSH tender 32 mln euro për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë dhe Ura e Cerencit-Peshkopi

Para
Rrugët, ARRSH tender 32 mln euro për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë dhe Ura e Cerencit-Peshkopi

Rrugët, ARRSH tender 32 mln euro për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë dhe Ura e Cerencit-Peshkopi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

Rama mbledh kabinetin, në “sitë” puna e çdo ministrie

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.