16:19 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hetimet për Ahmetajn, Dumani: Ekziston mundësia e fshehjes së pasurisë jashtë! Në banesa janë gjetur prova, do e thërrasim në SPAK nëse…

12:35 | 31/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Kreu i SPAK Altin Dumani ka zhvilluar një takim me gazetarët duke u ndalur te disa nga çështjet e “nxehta” në vend, duke nisur që nga hetimet për ish zv.kryministrin Arben Ahmetaj, tek çështja e McGonigal apo edhe tek inceneratorët.

Sai takon Ahmetajt, kreu i SPAK ka thënë se në kontrollet në banesat e ish gruas dhe partneres aktuale, janë gjetur prova dhe se janë në verifikim e sipër. Dumani ka thënë  se do ta thërrasin Ahmetajn në SPAK nëse do të jetë e nevojshme. Hetimi përfshin cdo gjë ka thënë Dumani, përfshirë edhe pasurinë e tij.

Sa i takon aferës së Mc Gonigal, Dumani ka thënë se prokuroria nuk jep njoftim kur po heton njerëz.

Sa i takon Stela Gugallja, e perfshire ne aferen e inceneratorëve, ai është shprehur se nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake. “Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat”-mësohet të ketë thënë Dumani.

Sakaq duke u ndalur te inceneratori i Tiranës, Kreu i SPAK i është përgjigjur se pse nuk po sekuestrohet. Ai ka thënë se i takon prokurorit të cështjes. Dumani tha se po kryen shumë hetime të cilat janë intensive.

Dumani është pyetur edhe në lidhje me Ervis Martinajn, të zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar dhe nëse ka “gisht” në atentatin te Don Bosko, ku humbi jetën aksidentalisht një grua.

Deri në këto momente, mësohet se nuk dihet nëse ngjarja e rëndë në lokalin në pronësi të Fation Muratit, ka “lidhje” me Ervis Martinajn, i cili është shpallur i zhdukur.

“Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall” Ervis Martinaj” mësohet të ketë thene Dumani.

Ai tha se po bëhen hetimet dhe kanë edhe pistat sa i takon ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë sa i takon ish efektivit Jeton Lami, i cili ka qenë një ndër personat që ka ndihmuar Martinajt, ai tha se ka vendosur që të “kyç” gojën duke mos ndihmuar hetimet.

Sa i takon sulmit në Top Channel, Dumani tha se i kanë ofruar policisë së shtetit mbështetjen e plotë të Prokurorisë së Posaçme dhe edhe pse është një kompetencë e prokurorisë së Tiranës, do të bëjnë veprimet e tyre.

Pas

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve të Universitetit Polis

Para

Berisha akuza të forta Alibeajt: Ka fshehur vëllain e tij kriminel, e mban Rama peng…

Para
Berisha akuza të forta Alibeajt: Ka fshehur vëllain e tij kriminel, e mban Rama peng…

Berisha akuza të forta Alibeajt: Ka fshehur vëllain e tij kriminel, e mban Rama peng...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ Sherr turistësh në Ksamil, amerikani konfliktohet me 30-vjeçaren austriake, të panjohura shkaqet

Bisedimet për armëpushim pa rezultat, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë

BE dhe Kina samit të tensionuar për temat delikate! Von der Leyen: Të ndërtojmë marrëdhënie më të forta

OKB: 6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Qipro në flakë, digjen shtëpi dhe njerëz / Zjarri përfshin një pjesë të qytetit të Limassol, viktimat u gjetën në një makinë

Durrës /Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale

Pas tetë uljeve, Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Urdhëri i Trump, ndalohet pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e notit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.