Ish kryeministri, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Shkodër, ku po merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të 2 prillit. Sot, përkujtohen 4 martirët e demokracisë në Shkodër, ku dhe po mabahen homazhe nga qeverisa lokale dhe zyrtarë të lartë. Më dy prill u shënua masakra e fundit e komunizmit.Demokratët kanë përkujtuar sot përmes një ceremonie përkujtimore 4 martirët e demokracisë së Shkodrës, të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991, Nazmi Kryeziu, Besnik Cela, Arben Broci, Bujar Bishanaku . Të pranishëm në ceremoni janë edhe deputetë të qarkut të Shkodrës. Ceremonia në fjalë ku i pranishëm ishte ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryebashkiaku Bardh Spahia, u mbajt një minutë heshtje në nderim të 4 dëshmorëve. Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.